Kur janë numëruar gjysma e vendvotimeve, PS ka marr 48.77 për qind, ndërsa PD-ja ka me 39.29 për qind.
Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, nga numërimi preliminar i 2,575 vend votimeve nga 5,199 sa janë në total, këta kandidatë kanë marr 1,907 vota.
Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 907 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 200 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 80 vota.
Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.
Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/