Telegrafi

Sa më i vjetër, aq më i mirë bëhet Benzema: Nga 20 metra me një “finesë vdekjeprurëse”, francezi e mposhti Ochoan

Karim Benzema tregoi se posedon finesën më vdekjeprurëse në futbollin botëror për momentin me një gol mahnitës për Real Madridin kundër Club America.

Sulmuesi francez shënoi golin e mrekullueshëm të barazimit për Los Blancos në mes të pjesës së parë pasi Henry Martin çoi në avantazh 1-0 meksikanët në minutën e pestë në “Oracle Park” në San Francisko.

Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, ndryshoi të gjithë ekipin e tij në pjesën e parë, me përjashtim të portierit Andriy Lunin, dhe zëvendësuesi Eden Hazard e çoi kampionët e Evropës 2-1 nga penalltia pak pas pushimit.

Lexo po ashtu Real Madridi nuk merr më shumë se një barazim në ndeshjen miqësore ndaj Club Americas

Megjithatë, Real Madridit iu mohua fitorja në ndeshjen e tyre të dytë parasezonale kur Alvaro Fidalgo shënoi një penallti për Club America në minutat e fundit.

Megjithatë, nuk ka dyshim se kush shënoi golin më të mirë të natës.

Benzema luajti shpejt një-dy me Marco Asensio në buzë të zonës përpara se të realizonte një goditje madhështore nga 20 metra, për të mposhtur Guillermo Ochoan. /Telegrafi/