Site icon Telegrafi

Sa ujë saktësisht është i nevojshëm që të konsumojmë për t’u dobësuar më lehtë?

Secila dietë e dobësimit nënkupton edhe pirje të sasisë së mjaftueshme të ujit, mirëpo sipas llogarisë së përgjithshme konsumimi i rekomanduar ditor i ujit janë dy litra, përkatësisht tetë gota ujë.

Mirëpo, nëse dëshironi të shtoni shanset tuaja për dobësim dhe sukses të dietës dhe nga uji të merrni maksimumin, duhet pasur parasysh peshën tuaj trupore, përkatësisht kilogramët dhe sipas asaj llogaritjeje të përcaktoni sa ujë saktësisht duhet të pini, transmeton Telegrafi.

Suksesi i dietës shtohet me konsumimin e sasisë së mjaftueshme të ujit, mirëpo sa ujë saktësisht duhet të pini përcakton pesha juaj trupore.

Kjo është sasia e ujit e cila i nevojitet trupit tuaj për t’u dobësuar, duke marrë parasysh peshën tuaj trupore:

60 kilogramë – 2 litra ujë (5-6 herë pirje ujë nga 3 decilitra)

65 kilogramë – 2,1 litër ujë (rreth 6 herë pirje ujë prej 3.5 decilitrash)

70 kilogramë – 2,3 litra ujë (rreth 6 herë pirje ujë prej 3.5 decilitrash)

75 kilogramë – 2,5 litra ujë (rreth 7 herë pirje ujë prej 3.5 decilitrash)

80 kilogramë – 2,6 litra ujë (rreth 7 herë pirje ujë prej 3.5 decilitrash)

85 kilogramë – 2,8 litra ujë (rreth 8 herë pirje ujë prej 3.5 decilitrash)

90 kilogramë – 3 litra ujë (rreth 8 herë pirje ujë prej 3.5 decilitrash)

95 kilogramë – 3,2 litra ujë (rreth 9 herë pirje ujë).

/Telegrafi/

Exit mobile version