Muaji tetor i kushtohet tërësisht femrave të prekura nga sëmundja e Kancerit të Gjirit, sëmundje e cila u merr jetën një përqindje mjaft të madhe të njerëzve.
Por, me këtë nuk po pajtohet këngëtarja shqiptare Rona Nishliu. Kjo e fundit ka kërkuar që gjatë 365 ditëve të ngritët vetëdijesimi i femrave për këtë sëmundje.
Ajo madje ju ka kërkuar femrave që në vend t’i ekspozojnë gjinjtë në Instagram ta bëjnë këtë para mamografonit, transmeton Telegrafi.
“Dita e fundit e tetorit të mos jetë dita e fundit e vitit për vetëdijesim mbi kancerin e gjirit! Gra e vajza, në vend se të instagramoni gjinjtë, më mirë i mamografoni. Të gjithave mund të na ndodhë! Të gjitha ju që po kaloni ditë të vështira, mundohuni t’i përballoni këto ditë, kini besim e shpresë, luftoni pa frikë për vetën tuaj. Ju dua”, ka shkruar në Instagram, Rona.
Me rastin e muajit rozë, të shtunën është organizuar ecja simbolike kundër Kancerit të gjirit, e cila do të ketë për qëllim vetëdijesimin e popullsisë për kujdesin ndaj shëndetit. /Telegrafi/