Mbretëria e Bashkuar ka votuar të largohet nga BE-ja, proces ky i njohur si Brexit. Rreth orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, u konfirmua se Britania ka votuar kundër qëndrimit në BE.
Gjëja e parë që duhet të merret parasysh është se Britania nuk do të largohet menjëherë.
LEXO PO ASHTU: Britania e Madhe ndahet nga Europa – ja skenarët që pasojnë!
Mbretëria e Bashkuar është ende anëtare e BE-së dhe do të mbetet si e tillë për disa vite. Megjithatë, procesi i largimit do të fillojë, shkruan BBC.
Në një deklaratë, kryeministri David Cameron tha se qeveria do të respektojë rezultatet e votimit dhe do t’u përmbahet instruksioneve të popullit britanik.
Reagimi i tregut nga rezultati i referendumit ka qenë i menjëhershëm dhe dramatik.
Indeksi i aksioneve kryesore pati rënie prej 8 për qind pas hapjes së bursës në Londër. Atje pati shitje të madhe të aksioneve, ku Barclays dhe RBS patën rënie më shumë se 30 për qind.
Vlera e funtës u godit rëndë në tregjet e këmbimit valutor, rënie kjo që nuk ka ndodhur që nga viti 1985.
Guvernatori i Bankës së Anglisë, i cili pritet që të jetë personi kyç i ditëve të ardhshme, ka thënë se tregu mund të ketë paqëndrueshmëri ekonomike në prag të votimit të Brexit, por banka është e përgatitur mirë.
Të gjithë udhëheqësit e BE-së kanë kërkuar nga Britania e Madhe që të qëndrojë në bllok dhe votimi është pritur me ankth tek të gjithë, transmeton KosovaPress.
LEXO PO ASHTU: Largimi i Britanisë nga BE-ja: Ja si e komentojnë liderët e BE-së dhe Shtëpia e Bardhë
Takimet urgjente filluan të zhvillohen në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytet e vendeve evropiane, për të diskutuar se si të merren me pasojat e vendimit te Britanisë së Madhe, si dhe organizmi i një samiti të mundshëm javën e ardhshme.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka bërë thirrje për qetësi, duke thënë se votimi është historik, por “nuk është momenti për reagime histerike”, duke u bërë thirrje për unitet në 27 vendeve anëtare të BE-së.
Se çfarë do të ndodh më pas është vështirë të parashikohet. Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë negociatash midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, ndonëse ende është e paqartë, ka të ngjarë që ky proces do të marrë vite që fillojë.
LEXO PO ASHTU: Dorëheqja e Cameron – këto ishin fjalët e tij
Udhëheqësit e BE-së janë të shqetësuar për mundësinë e “infektimit”, të vendeve të tjera të cilat mund të nxiten nga vendimi i Britanisë, si dh e nga kërkesat e popullistëve apo partitë anti BE, përfshirë Francën dhe Holandën në referendumet e tyre për anëtarësimin në BE.
Liderët e Evropës do të kërkojnë nga Britania që të vendosë për qëndrimin e saj në lidhje me lëvizjen e lirë, si dhe t’u sigurojë se 2.9 milionë qytetarë të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të dëbohen.
Pas dy vitesh, Britania e Madhe nuk do të ketë detyrime ndaj trakteve ekzistuese të BE-së, përveç nëse ajo apo 27 vendet e tjera anëtare të BE-së, kërkojnë njëzëri zgjatjen e negociatave.
Shumica e 650 deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar janë në favor të qëndrimit të Britanisë në BE.
Derisa u duhet që të respektojnë vendimin e popullit, ata megjithatë nuk do të jenë kalimtarë të heshtur.
Ka tashmë rreth 450 apo më shumë deputetë që duan të qëndrojnë në BE, si ata të Partisë Konservatore, SNP-së, Plaid Cymru dhe partitë e gjelbra, t ë cilët gjatë negociatave do të tentojnë të mbajnë Mbretërinë e Bashkuar në një treg të vetëm.
Kjo do të thotë se Britania do të duhet t’i mbajë kufijtë e saj të hapur për punonjësit e BE-së, dhe do të vazhdojnë të paguajnë në arkën e BE-së.