Site icon Telegrafi

Sa më të shpejtë janë vrapuesit e sotëm se 100 vjet më parë? Përgjigja do t’ju habisë

Sporti ka përparuar në të gjitha segmentet në njëqind vitet e fundit dhe atletika është një nga shembujt më të mirë të këtij ndryshimi.

Këtë vit, Lojërat Olimpike po zhvillohen në Paris, i njëjti qytet që ishte mikpritës njëqind vjet më parë.

Dhe ndërsa ndryshimi drastik në rezultate mund të shihet në disiplina të tilla si kërcimi së larti ose kërcimi së gjati, ku është arritur përparim prej gjysmë metri në të paren dhe një metër e gjysmë në të dytën në njëqind vjet, me siguri do të habiteni nga një krahasim i rezultateve në disiplinën më tërheqëse atletike – sprintin 100 metra.

Edhe pse kushtet për sportistët janë përmirësuar në mënyrë drastike, duke filluar nga pajisjet e sportistëve, kushtet e stërvitjes, kontrolli ushqimor, deri në vetë sipërfaqen dhe mënyrën se si është nisur gara, do të habiteni se sa kampioni aktual olimpik Noah Lyles është më i shpejtë se njeriu që fitoi Lojërat Olimpike të vitit 1924.

Pak ditë më parë, Lyles vrapoi 100 metra për 9.79 sekonda, që është vetëm 80 të qindtat e sekondës më shpejt se Harold Abrahams në vitin 1924 dhe fitoi medaljen e artë olimpike.

Për krahasim shtesë, rekordi botëror i Usain Bolt (9.58 sekonda) është vetëm një sekondë më i mirë se koha e Abrahams dhe pyetja e vërtetë është nëse xhamajkani i mrekullueshëm ka vendosur një kufi që askush nuk do të mund ta thyejë. /Telegrafi/

Exit mobile version