Madonna dhe Zac Efron kishin siguruar ulëset e para në Madison Square Garden për të ndjekur duelin ndërmjet Conor McGregor dhe Eddie Alvarez.
Për ta shikuar nga afër këtë duel interesant të UFC ishte edhe kampioni i peshave të mesme, Luke Rockhold, së bashku me të dashurën e tij, këngëtaren Demi Lovato.
Ftesë për të qenë në publik kishte marrë edhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump, por familjen e tij e përfaqësoi djali Donald Jr., njofton Telegrafi.
Në publik kishte edhe personalitete tjera të njohura, si aktori Hugh Jackman, modelja Bella Hadid apo futbollisti amerikan Odell Beckham Jr.
Më shumë se 10 mijë fansa ishin të pranishëm në Madison Square Garden që theu rekord prej 17 milionë dollarë përfitimesh. Rekordin e mëparshëm e kishte mbajtur dueli i boksit, ndërmjet Lennox Lewis dhe Evander Holyfield në vitin 1999.
Irlandezi Conor McGregor, i cili është luftëtari më i madh i arteve të paziera marciale, u bë personi i parë që mban brezat në të dy kategoritë e UFC (Ultimate Fighting Championship), pasi e nokautoi në raundin e dytë kampionin e peshave të lehta, Eddie Alvarez, të shtunën mbrëma në debutimin e këtij sporti në New York. /Telegrafi/