Site icon Telegrafi

Sa më shumë vjet që kemi, aq më shumë shtojmë peshë – por kjo nuk ka të bëjë me metabolizmin!

Sikurse vetura e preferuar që fillon ta shfaq moshën e vet, shumica prej nesh shtojmë peshë kur fillojmë të plakemi.

Dhe, shumica e njerëzve ia atribuojnë këtë fenomen metabolizmit, transmeton Telegrafi.

Por, siç duket, metabolizmi jonë nuk ka të bëjë edhe aq shumë me shtimin e peshës përgjatë viteve.

Në fakt, shtimi i peshës që ndërlidhet me moshën ka të bëjë më shumë me aktivitetin tonë sesa me metabolizmin.

Shpejtimi i metabolizmit është mit

Metabolizmi jonë – i cili është termi për procesin e djegies së kalorive që trupi e bën në mënyrë natyrale – ndryshon bazuar në aktivitetet që i bëjmë përgjatë ditës.

Fatkeqësisht, shkalla me të cilën i tretim shujtat dhe e djegim energjinë nuk mund të ndryshohen mjaftueshëm sa për të shkaktuar humbje të peshës.

Por, me moshën, ne gjithashtu bëjmë më pak aktivitet fizik. Hulumtuesit thonë se kjo – pra jo metabolizmi – është shkaktari i vërtetë i kilogramëve që i shtojmë me moshën.

Kështu që, lëvizni më shumë…

Për ta shmangur shtimin e peshës,  mundohuni të bëni sa më shumë lëvizje përgjatë ditës.

Kjo mund të përfshijë mos përdorimin e ashensorit por ngjitjen e shkallëve, shkuarjen në palestër, etj.

Vlen të ceket se hulumtimet e reja sugjerojnë se për të arritur shëndet më të mirë dhe për t’i zvogëluar rreziqet e vdekjes nga çfarëdo shkaktari, çdo lloj i lëvizjes është më i mirë sesa asnjë lëvizje. /Telegrafi/

Exit mobile version