70 për qind… Nga të gjitha lëngjet që amerikanët i konsumojnë çdo ditë, kaq është përqindja e lëngjeve që nuk janë ujë
Pavarësisht se studimi zbulon se shumë meshkujt e arrijnë targetin për konsumimin total të lëngjeve, vetëm 30 për qind e tyre është e përbërë nga uji. Kjo, nuk i bën shëndetit favore, e veçanërisht kur bëjnë ushtrime fizike, transmeton Telegrafi.
Përse? Një gotë e thjeshtë me H2O mund të mos jetë pija më e famshme para ushtrimeve për amerikanët, por sigurisht që është më thelbësorja.
Një studim i publikuar në revistën Sports Medicine ka zbuluar se dehidratimi vazhdimisht e dobëson forcën (2 për qind), fuqinë (3 për qind) dhe qëndrueshmërinë ndaj ushtrimeve me intensitet të lartë (10 për qind).
Prandaj duhet të konsumoni 250 ml ujë 30 minuta para se të shkoni në palestër për t’u siguruar se muskujt tuaj po funksionojnë në çdo cilindër që ekziston. Pas kësaj, duhet të konsumoni 500 ml ujë brenda 30 minutave që i keni përfunduar ushtrimet.
Sa i përket sasisë që duhet ta konsumoni gjatë ushtrimeve, ky është vendim i juaji. Sidoqoftë, rekomandohet të konsumoni 500 ml ujë gjatë një sesioni një orësh të ushtrimeve.
Pas 90 minutave ushtrimeve, uji më nuk mjafton. Në këtë pikë rezervat tuaja të glikogjenit janë thjesht “tym” dhe është koha të thithni pije sportive të pasura me elektrolite.
Për atletët e qëndrueshmërisë, menaxhimi i mineraleve është tejet i rëndësishëm, dhe pavarësisht se koncepti i sasisë së madhe të ujit mund t’ju duket i çuditshëm, ai mund të jetë edhe i rrezikshëm.
Konsumimi i tepërt i ujit pa i zëvendësuar elektrolitet mund të shkaktoj një sëmundje që njihet si hyponatremia, gjë që shpinë drejt sulmeve të epilepsisë, dështimit të organeve, por edhe vdekjes. /Telegrafi/