Telegrafi

“Sa shumë do të doja ta përqafoja”, Bes Kallaku me mesazh prekës për gjyshen

Në Shqipëri janë vënë masa të rrepta, të cilat parandalojnë lëvizjen e qytetarëve në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe Bes Kallaku, i cili tash e një kohë po qëndron i izoluar me familjen në shtëpi. Ndërkaq, ai njihet për humorin dhe lidhjen e ngushtë që ka me gjyshen e tij dhe izolimi tani e ka bërë edhe më të vështirë që të kalojë kohë me të.

Aktori përmes rrjetit social Instagram ka postuar një fotografi prekëse, ku shihet se ai ka shkuar për ta vizituar gjyshen e tij, Ijen, po që nuk ka mundur ta përqafojë atë

Kjo ka ndodhur për shkak të distancimit shoqëror, pasi preferohet të mos kemi kontakt fizik me njerëz të tjerë.

Një mesazh për të i ka prekur të gjithë fansat e tij, duke shprehur dhimbje që nuk mund ta përqafojë gjyshen e tij. Po ashtu në të njëjtin postim ai nuk ka lënë anash edhe thirrjet ndaj ndjekësve të tij që të duam personat e afërt pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhë./Telegrafi/