Telegrafi

Sa shumë do ta ndihmonte Barcelonën shitja e Lamine Yamal te PSG

PSG është serioze për nënshkrimin e Lamine Yamal, si zëvendësues për Kylian Mbappe, i cili do të me bashkohet Real Madridit në verë, shkruan Marca.

Klubi francez ka përgatitur një ofertë me vlerë 200 milionë euro për anësorin e ri që po shkëlqen .

Do të thyente rekordin botëror për një lojtar që është ende adoleshent nëse Barça thotë po.

Superagjenti Jorge Mendes ishte në Barcelonë javën e kaluar për të diskutuar këtë mundësi.

Shitja e Yamal do të ofronte një zgjidhje të menjëhershme për problemet financiare të Barcelonës duke i lejuar ata të nënshkruajnë lojtarë.

Lexo po ashtu Marca lëshon një lajm bombastik: Gjiganti evropian ofron 200 milionë euro për Lamine Yamal

Kjo do të thotë se ata mund të nënshkruajnë me lojtarë në vlerën e shitjes ose të kursejnë dhe t’i vendosin ato para në paga.

Barça e sheh Yamalin si vlerën më të madhe që ka krijuar nga La Masia që nga Lionel Messi, por klubi mendon se do të bënte një gabim historik sportiv nëse e shesin Yamal tani. Kjo pavarësisht lehtësimit ekonomik që do të sillte largimi i tij.

Për të parandaluar largimin e Yamal në mënyrën se si Neymar bëri në vitin 2017, thuhet se Barça ka vendosur një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e tij.

Kjo tregon se klubi do ta shiste atë vetëm nëse gjendja e tyre financiare përkeqësohet. /Telegrafi/