PSG është serioze për nënshkrimin e Lamine Yamal, si zëvendësues për Kylian Mbappe, i cili do të me bashkohet Real Madridit në verë, shkruan Marca.
Klubi francez ka përgatitur një ofertë me vlerë 200 milionë euro për anësorin e ri që po shkëlqen .
Do të thyente rekordin botëror për një lojtar që është ende adoleshent nëse Barça thotë po.
Superagjenti Jorge Mendes ishte në Barcelonë javën e kaluar për të diskutuar këtë mundësi.
Shitja e Yamal do të ofronte një zgjidhje të menjëhershme për problemet financiare të Barcelonës duke i lejuar ata të nënshkruajnë lojtarë.
Kjo do të thotë se ata mund të nënshkruajnë me lojtarë në vlerën e shitjes ose të kursejnë dhe t’i vendosin ato para në paga.
Barça e sheh Yamalin si vlerën më të madhe që ka krijuar nga La Masia që nga Lionel Messi, por klubi mendon se do të bënte një gabim historik sportiv nëse e shesin Yamal tani. Kjo pavarësisht lehtësimit ekonomik që do të sillte largimi i tij.
Për të parandaluar largimin e Yamal në mënyrën se si Neymar bëri në vitin 2017, thuhet se Barça ka vendosur një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh në kontratën e tij.
Kjo tregon se klubi do ta shiste atë vetëm nëse gjendja e tyre financiare përkeqësohet. /Telegrafi/