Telegrafi

Sa shpenzon Kim në ditë, në muaj dhe në vit për dukjen e saj (Foto/Video)

Kim Kardashian është ndër personazhet më të përfolura në botën e të famshmëve.

Edhe pse ajo nuk ka ndonjë talent për ta veçuar, 34-vjeçarja ka arritur të bëhet njëra prej femrave më të njohura në botë, ndërsa dukja e saj është tema më e diskutuar kur flitet për të.

Mirëpo, për t’u kujdesur për pamjen si Kim, duhet të kesh shuma të mëdha parash.

Ajo ka treguar se shpenzon plot 792 dollarë në ditë për dukjen e saj që është më shumë se dyfishi i një rroge mesatare në Kosovë.

Nëse kalkulojmë, atëherë del se gjatë një muaji, për kujdesin e zakonshëm, Kardashian shpenzon 23.760 dollarë, ndërsa për një vit ajo duhet të harxhojë 289.080 dollarë. /Telegrafi/