OJQ-ja “tangjenta kroate-maqedonase”, me seli në Kroaci, pas takimit të sotëm të bordit, kumtoi se është thellësisht e shqetësuar me situatën e re pas refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për t’i dhënë mandatin Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Proceset demokratike nuk mund dhe nuk duhet të pengohen. Ata janë legale dhe legjitime. Transfer i civilizuar dhe demokratik i pushtetit, e materializuar me 67 mandate të mbledhura në zgjedhjet e fundit dhe e vetmja imperativë e vërtetë, e cila duhet të respektohet dhe në mënyrë paqësore të transferohet në institucionet e vendit’, thuhet ndër të tjera në kumtesë.
Ndër të tjera thuhet se ata presin që Ivanon në afat sa më të shpejtë t’ia jep mandatin Zaevit, kryetarit të LSDM-së. /Telegrafi/