Dieta strikte dhe angazhimi i madh në palestër po i shpaguhet Kim Kardashianit.
35-vjeçarja ka postuar një fotografi në rrjetet sociale duke treguar se pesha e saj aktuale është 63.3 kilogramë.
Ajo ka treguar se para se të ishte shtatzënë pesha e saj ishte 61.2 kilogramë dhe tashmë i është afruar shumë peshës së saj ideale.
Ylli amerikan e solli në jetë djalin e saj, Saint, në muajin dhjetor dhe ka arritur të humbë mbi 20 kilogramë deri më tani. /Telegrafi/