Telegrafi

Sa persona në Kosovë kanë emrin Ronaldo, Messi, Neymar dhe Lebron?

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka lansuar një program ku mund të gjeni se sa njerëz kanë emër të njëjtë me atë që ke ti.

Kjo ka bërë që në ditët e fundit njerëzit të hulumtojnë për emrat që janë në Kosovë.

Si redaksi e Sportit, na interesuan emrat e sportistëve me emër që mund të ketë njerëzit në Kosovë.

Rezultatet dalin befasuese, pasi në Kosovës emrin Ronaldo e kanë 12 veta, të shpërndarë në Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq e Lipjan.

Emri Ronaldo në Kosovë

Emri Ronaldo është i dashur pasi përveç portugezit këtë emër e mban edhe braziliani Luis Nazario da Lima – Ronaldo.

Sa i përket Messit emri e tij e kanë dy veta në Kosovë, njëri në Gjilani, ndërsa tjetri në Prizren.

Emri Messi në Kosovë

Befasues janë emrat Neymar dhe Lebron, pasi nga një person e kanë këtë emër në Kosovë.

Emri Neymar në Kosovë

ASK mbledh, proceson dhe publikon të dhëna statistikore për të ndihmuar në zhvillimin e politikave publike. /Telegrafi/