Telegrafi

Sa para do të paguajë shteti i Maqedonisë për avokatët e Gruevskit?

Me vjetërsimin e lëndës ‘Trajektorja’, shteti do të paguajë shpenzime gjyqësore prej 589.680 denarë apo 9.5 mijë euro për avokatët e  ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit.

Këtë përllogaritje e bëri ‘Koalicioni për gjykime korekte’, në bazë të të dhënave të seancave të monitoruara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga dhjetori i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018, Gruevski ka pasur avokat të tij personal, ndërsa nga nëntori i këtij viti,  ati iu caktua avokat sipas detyrës zyrtare.

Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut: Vjetërsimi i lëndëve shihet si amnisti e heshtur

Ndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski shpëtoi nga rasti ‘Trajektorja’ pasi gjykata konstatoi vjetërsimin e  lëndës së PSP-së.

Në rastin ‘Trajketorja’ , përveç Gruevskit të akuzuar janë edhe bashkëpunëtori i tij, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe ish  drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Gerogievski./Telegrafi/