Site icon Telegrafi

Sa para ndan Komuna e Prishtinës për koncertin e Dua Lipës (Foto/Dokument)

Për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Komuna e Prishtinës ndan rreth 50 mijë euro për organizimin e koncertit.

Në kontratën për tender të bërë publike dje (e enjte), shihet se me gjithë organizimin e koncertit të këngëtares do të merret kompania ‘Republika’ nën udhëheqjen e Dukagjin Lipës, babait të Duas.

Lexo po ashtu Sa kushton bileta për koncertin e Dua Lipës?

Në këtë shumë, organizatori është i ngarkuar që ta ndërtojë edhe skenën në të cilën pritet të performojë Dua, përfshirë këtu ekranin, ndriçimin, zërimin, gjeneratorin, tenda A, tenda B, dhoma e gjelbër, rrethojat barrikadat, tabelat informuese, skele ndërtimi, sigurimi fizik, sigurimi i afërt, makijazhi për artist dhe staf, bileta aeroplani, cargo transport artist autotransport dhe cargo, transporti i hotelit A , trasnporti B, stafi organizativ, taksitë, aksesore për stafin, publiciteti dizajni, shtypi dhe rentimi i materialeve, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Komuna e Prishtinës. Kontrata pritet të nënshkruhet me datën 1 gusht, transmeton Kolona.al.

Koncerti i Duas do të mbahet në Parkun e Gërmisë me datë 9 gusht.

Exit mobile version