Site icon Telegrafi

Sa para i pagoi ‘Kallashi’ – Arian Çanit për të performuar në emisionin e tij?

Valltarja e klubeve të natës Donjeta Kosumi e njohur si ‘Kallashi’, mbrëmë ka qenë përseri mysafire e Arian Çanit në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

Ishte pikërisht ky emision që ndikojë në rritjen e famës së ‘Kallashit’, famë kjo e cila ishte zbehur kohëve të fundit për shkak të dyshimeve të lidhjes së ‘Kallashit’ me grupe kriminale, raporton ORAinfo.

E për rikthimin në qendër të vemendjes, ‘Kallashi’ e ‘detyroi’ Arian Çanin që prapë të ftonte në emision për t’i shfaqur ‘aftësitë’ e saj prej një valltare të klubeve të natës.

Prezenca e saj në ‘Zonë të Lirë’ jo vetëm që ndikoj në rritjen e shikushmërisë së këtij emisioni, por ndikoi edhe në trashjen e xhepave të Arian Çanit.

Ky i fundit siç mësohet mori para të majme nga ‘Kallashi’ për t’ia mundësuar asja ‘elektrizimin’ e skenës përmes vallëzimit erotik dhe njëherësh në përpjekje për tu rikthyr në qendër të vemendjes.

Si duket për ‘Kallashin’ ia vlejti ‘barra qeran’ pasi mbrëmë shumica e portaleve në Shqipëri dhe Kosovës u morën me përformancën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version