Manchester City u shpall dje kampion i Evropës për herë të parë në histori, pasi mundën Interin me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Rodri në minutën e 68-të.
Manchester City përfundoi një sezon të suksesshëm pasi më parë kishin fituar edhe Ligën Premier dhe FA Cup.
Tre titujt e fituar futën në arkën e klubit rreth 330 milionë euro. Mediat angleze shkruajnë se me titullin e pestë në gjashtë sezonet e fundit të Ligës Premier, klubi ka marrë rreth 190 milionë euro.
Bringing it home! 🏆🐝 pic.twitter.com/FnyLEWK7Pa
— Manchester City (@ManCity) June 11, 2023
Klubi mori 4.5 milionë euro shtesë për fitimin e FA Cup. Fitimi i Ligës së Kampionëve solli rreth 135 milionë euro, por edhe një mundësi për të rritur buxhetin.
Man City tani do të shkojë në Kupën e Botës për Klube si fitues i Ligës së Kampionëve. Çmimi për ta fituar është rreth 58 milionë euro.
Në fund të ardhurat do të jenë rreth 400 milionë euro sepse Man City pritet të fitojë Kupën e Botës për klube.
Shuma e fituar është e barabartë me buxhetin total të Juventusit apo Atletico Madridit. /Telegrafi/