Ish-futbollisti i njohur Nderim Nexhipi tanimë drejtor sportiv i Shkupit, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Si një futbollist i dalluar gjatë kohës sa ishte aktiv, për Nexhipin ofertat nuk kishin munguar asnjëherë, ku ai ka rrëfyer se sa para kishte paguar Hertha Berlini për transferimin e tij.
“U tërhoqën turqit (Galatasaray) tani që Hertha Berlin ka paguar afro 1.8 milionë markë ishin atëherë, për t’u bërë transferimi më i madh në histori të futbollit këtu në Maqedoni, Kosovë”.
Nexhipi tutje tha se gjatë asaj kohe nuk kishte shumë lojtarë shqiptarë në Evropë, përveç disa emrave të cilët i përmendi.
“Unë e di kur shkova në Bundesligë isha ndër lojtarët e parë shqiptarë atje edhe patjetër ishte Fatmir Vata, Ervin Skela të cilët ishin në Gjermani”, është shprehur Nexhipi.
Në fund Nexhipi tha se pastaj gjërat ndryshuan me kohë dhe fëmijët shqiptarë që kanë lindur në Gjermani u rritën dhe u zhvilluan në atë vend.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Nexhipi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/