Site icon Telegrafi

Sa orë gjumi rekomandohet t’i bëni brenda nate?

Një video e re nga “SciShow” tregon se mungesa e gjumit apo gjumi i tepërt mund të jetë i ndërlidhur me sëmundje të ndryshme serioze shëndetësore.

Sëmundjet e zemrës, sulmet në tru, diabeti, mbipesha dhe depresioni – të gjitha këto janë të ndërlidhura me nivelet e caktuara të sasisë së gjumit, sipas shkencëtarëve.

Një studim ka treguar se binjakët të cilët kishin fjetur më pak se shtatë orë, ose më shumë se nëntë orë, kishin qenë më të prirë të vuajnë nga depresioni. Veç depresionit, njerëzit të cilët bëjnë më pak se shtatë ose tetë orë gjumi janë dyfish më të rrezikuar të zhvillojnë sëmundjen e diabetit.

Të gjithë e kemi ditur se mungesa e gjumit është e rrezikshme – në fakt, mungesa ekstreme e gjumit mundet edhe t’ju vret.

Por, përveç mungesës së gjumit, edhe gjumi i tepërt – më shumë se nëntë orë – është i dëmshëm për shëndetin.

Prandaj, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të flini mesatarisht tetë orë në ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version