Shqiptarët janë populli më i lashtë në Gadishullin Ballkanik! Flamuri i kuq me Shqiponjën e zezë dy-krenore i identifikon mbi 13 milionë shqiptarë anembanë globit!
https://www.youtube.com/watch?v=V2d0JZ-iL-U
Flasin gjuhën shqipe, si gjuhë unike e familjes indo-evropiane të gjuhëve! Kanë dy dialekte Gegë dhe Toskë që e pasurojnë fjalorin e përditshëm!
Besojnë kryesisht në tri fe të ndryshme, duke i dhënë kombit epetetin e tolerancës më të madhe ndërfetare në mbarë botën.
Shqiptarët kanë heronjtë e tyre, kanë doket dhe zakonet tipike, njihen për fjalën e dhënë, e njohur si “BESA” dhe për mikpritjen si element social i vlerësuar botërisht.
Shqiptarët, së shpejti do të kenë edhe Vitin e Ri Shqiptar, krahas festave tjera familjare! /Telegrafi/