Një tregtar i verërave ka zbuluar sa kohë zgjasin lloje të ndryshme të verërave pas hapjes dhe si mund t’ia zgjasni afatin secilit lloj të tyre
Sean Menzes, nga Australia, ka thënë se kur hapet një shishe me verë, fillon të zhvillohet oksidimi – reaksioni kimik në të cilin vera i ekspozohet oksigjenit.
Sa do të zgjasë alkooli varet nga lloji i verës, mënyra në të cilën ruhet dhe sa ka mbetur në shishe.
Menzes thotë se shishja e hapur e verës së bardhë apo roséa do të zgjasë midis tri dhe pesë ditësh nëse mbahet në frigorifer, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Shkuma do të zgjasë vetëm një deri në dy ditë pas hapjes, andaj më mirë është të investohet në mbyllëse cilësore të shisheve se sa të shijohet një shishe me të tjerët.
Shishet e hapura të verës së zezë në dimër do të zgjasë midis katër dhe pesë ditësh, mirëpo gjatë stinës së verës, për shkak të vapës, do të jetë e pijshme deri në tri ditë.
Po ashtu rekomandohet ruajtja e verës së zezë në një vend të errët, pa marrë parasysh a është ai vend i hapur apo i mbyllur.
Fatmirësisht, ekzistojnë mënyra të shumta që vera e mbetur të zgjasë më shumë.
Truku shumë i vjetër i vendosjes së një luge çaji në grykën e një shisheje të hapur vere nuk do të bëjë shumë, kështu që zoti Menzes rekomandon blerjen e një kapaku të shishes.
Në qoftë se në shishe prej 750 mililitrash kanë mbetur vetëm një ose dy gota, zhvendoseni në një shishe më të vogël. Kështu do të zvogëloni sipërfaqen dhe sasinë e ajrit brenda shishes, në mënyrë që të ngadalësojë procesin e oksidimit. /Telegrafi/