Siç duket, duhet të vraponi 33 minuta me ritëm të rregullt (rreth 8km/h) për t’i djegur vetëm dy copa të një pice
Ekspertët tregojnë se dy copa të picës mesatarisht i kanë rreth 326 kalori, ndërsa 33 minuta duhet për djegien e aq kalorive.
Por, nëse vraponi me një ritëm shumë të shpejt (rreth 14 km/h) atëherë ju nevojiten 18 minuta për t’i djegur kaloritë e fituara nga ato dy copa të picës.
Nëse jeni adhurues i ushtrimeve me pesha, atëherë duhet t’i kaloni 87 minuta me ushtrime të tilla për t’i djegur dy copat e picës, por vetëm 48 minuta nëse jeni më rigoroz në ushtrimet e tilla, transmeton Telegrafi.
45 minuta ushtrime aerobike duhen për djegien e dy copave të picës, dhe 66 minuta ecje me një ritëm prej 5.5 km/h.
Nëse jeni fans i notit dhe besoni se noti ndihmon më shumë në djegien e shpejt të kalorive, atëherë e keni gabim: faktikisht nevojiten 44 minuta not për t’i djegur kaloritë e dy copave të picës!
Këto të dhëna janë nxjerrë nga të dhënat e Shkollës Mjekësore të Harvardit në lidhje me sasinë e kalorive të djegura nga stërvitja dhe bazuar në të dhënat e Byrosë Australiane të Statistikave. /Telegrafi/