Gazës do t’i duhet një “Plan i ri Marshall” për t’u rikuperuar nga konflikti midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë një zyrtar i organit tregtar të OKB-së.
Duke folur në margjinat e një takimi të OKB-së në Gjenevë sot, Richard Kozul-Wright, drejtor në organin tregtar UNCTAD, tha se dëmi nga konflikti deri më tani arriti në rreth 19 miliardë euro.
Kjo është tashmë katërfishi i luftës shtatë-javore të Gazës në vitin 2014, raporton skynews.
“Ne po flasim për rreth 20 miliardë dollarë nëse ndalon tani”, tha ai, duke i bazuar vlerësimet në imazhet satelitore.
Rindërtimi do të kërkojë një plan të ri Marshall, tha ai, duke iu referuar planit të SHBA-së për rimëkëmbjen e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
UNCTAD njoftoi përmes një raporti muajin e kaluar se mund të duhen shumë dekada që ekonomia e Gazës të rifitojë madhësinë e saj para konfliktit nëse armiqësitë në enklavën palestineze nëse ndalet sot lufta mes Izraelit dhe Hamasit. /Telegrafi/