Krzysztof Piatek është të jetë një nga yjet e paktë që i ka Milani aktualisht.
Pa dyshim një takim me të do të ishte shumë për një tifozë, por një dhuratë më e madhe si një fanellë, do të ishte ëndërr.
E pikërisht djaloshit Amar Maloku iu plotësua kjo ëndërr nga sulmuesi polak.
Gjithçka nisi në mëngjes, kur Amari kishte marrë një foto të Piatek dhe kishte shkuar në aeroport.
Nga aty ai ishte edhe në hotelin ku qëndroi Milani gjatë ditës, madje u fotografua me sulmuesin, ku iu premtua edhe fanella.
Ndeshja u zhvillua, Milani fitoi 2-0, ndërsa Piatek luajti në pjesën e dytë.
Ai nuk shënoi, por bëri një gjë të madhe, që Amari tash i vogël, nuk do ta harrojë kurrë në jetë e tij.
Edhe pse Piatek kishte shumë oferta për ta ndërruar fanellën, ai nuk e ndërroi, por u nis drejt shkallëve të stadiumit dhe e gjeti Amarin dhe babanë e tij Xhevdetin.
Natyrisht gëzim i madh tk djaloshi që e mori fanellën dhe e shtrëngoi shumë dhe i emocionuar u largua nga stadiumi.
E gëzofsh Amar, faleminderit Krzysztof Piatek. /Telegrafi/