Tifozët e Arsenalit kanë pohuar se Granit Xhakës iu desh t’i thërrasë shokët e tij të skuadrës që t’i duartrokasin tifozët e tyre që kishin udhëtuar, pas disfatës së tmerrshme në finalen e Ligës së Evropës.
Topçinjtë u poshtëruan nga Chelsea pasi humbën 4-1 në Baku.
Skuadra e Arsenalit nuk mund të priste të dilte nga fusha – para se Xhaka t’i tërhiqte ata për t’i duartrokitur përkrahësit e tyre, shkruan The Sun.
Një tifoz shkroi në Twitter: “Fakti që Xhaka shkoi për t’i thirrur lojtarët për të duartrokitur tifozët për shkak se ata kishin udhëtuar larg është e turpshme për të tjerët”.
“Unë kam respekt ndaj Xhakës, i cili i ftoi çdo njëri prej lojtarëve të kthehet për duartrokitje ndaj tifozëve që kishin udhëtuar. Respekt , nuk u larguar nga fusha pa u përshëndetur me tifozët që kanë paguar nga 1000 euro”, shkruan një tjetër.
Ndërsa një tjetër shtoi: “Nëse nuk do të ishte Xhaka, skuadra e Arsenalit do të ishte larguar nga Baku pa i falënderuar tifozët që udhëtuan. Kjo është e turpshme”.
Një tjetër deklaroi: “Granit Xhaka, i vetmi që i ndaloi të gjithë të tjerët që ishin duke u larguar nga fusha dhe u tha atyre që të shkonin te tifozët”.
“Sezoni tjetër Xhaka duhet të jetë kapiten, ka përvojë se është kapiten me Zvicrën dhe është një udhëheqës natyror. Jo vetëm këtë, pasi ai është i pasionuar dhe respekton tifozët”, thuhet në një nga reagimet e tifozëve të Arsenalit.
“It’s not only about the fans, it’s about us as well. We can’t be happy.”
“I don’t care what people on social media say. We know the quality.”
“People speak too much.” 🗣
Very honest from Arsenal’s Granit Xhaka speaking to @SamMatterface in Baku. pic.twitter.com/qB0vTaI45H
— talkSPORT (@talkSPORT) May 29, 2019
Londinezët mund ta kenë humbur finalen, por siç duket tifozët kanë fituar një lider të ri. /Telegrafi/