Site icon Telegrafi

Sa kushton ndërrimi i baterisë së veturave elektrike?

Çmimi i ndërrimit të baterive në veturat elektrike arrijnë shifra marramendëse. Është garancioni, që kryesisht varion nga tetë vite apo 250 mijë kilometra të kaluara – por pas kësaj shoferët duhet të gjejnë zgjedhje!

Autoweek ka realizuar një hulumtim, ku ka pyetur auto-servise të ndryshme sesa kushton ndërrimi i baterisë për modele të caktuara të veturave elektrike, transmeton Telegrafi.

Për shembull, nga Tesla nuk ka arritur ndonjë përgjigje, e çmimet nuk i publikon as Audi, Fiat e Opel. Madje as Volkswagen nuk mund apo nuk dëshiron t’i jap çmimet e sakta të baterive.

Bateritë e reja për modelet e familjes së Volkswagen ID (ID.3 dhe ID.4) do të duhej të kushtonin nga 10 deri në 15 mijë euro. Për modelet më të vjetra të bazuara në platformën MQB, e-Golf dhe e-Up, sillen nga 10 deri në 20 mijë euro.

E Mercedes është një prej prodhuesve të rrallë që ka transparencë të plotë. Bateria për EQA kushton 15.209 euro, për EQS – 19.603 e për EQV – 27.230 euro.

Ndërrimi i baterisë për Smart EQ ForTwo dhe Smart EQ ForFour do të duhej të kushtonin 6.538 euro. Honda kërkon 7.283 euro, për ndërrimin e baterisë së modelit elektrik Honda e. Ndërrimi i baterisë për Dacia Spring kushton 6.770 euro. Për Renault Zoe, Kangoo ZE dhe Twingo Electric janë rreth 9 mijë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version