Lionel Messi tashmë ka kompletuar kalimin te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë nga Barcelona.
Tashmë tifozët e PSG-së janë në festë dhe natyrisht se duan që sa më parë ta blejnë një fanellë në dyqanin e klubit.
Në ueb-faqen e klubit tashmë kanë dalë në shitje fanellat e 34-vjeçarit, si ato vendas, po ashtu edhe si mysafir.
Një fanellë kushton 187.99 dollarë (160.54 euro), por që çmimet e tyre variojnë nga më të ndryshmet.
Nga specifikat që kërkoni, si emblema e klubit, ato të sponsorëve dhe karakteristikat e tjera, çmimi shkon duke u ngritur.
Kështu është edhe në rastet tjera me fanellat e klubeve të ndryshme evropiane, që sa më shumë që kërkoni fanella të detajuara, çmimi është më i madh që duhet të paguani. /Telegrafi/