Telegrafi

Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së Superkupës së Evropës mes Realit dhe Unitedit?

Real Madrid është kampion i Ligës së Kampionëve pas triumfit kundër Juventusit me rezultat 4-1.

Manchester United ka fituar trofeun e Ligës së Evropës pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Ajaxit.

Kjo ka bërë që takimi i Superkupës së Evropës të zhvillohet mes këtyre dy ekipeve, transmeton Telegrafi.

Ndeshja do të zhvillohet më 8 gusht në stadiumin e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, “Telekom Arena”.

Është ky një rast i mirë që edhe publiku shqiptar t’i sheh për së afërmi yjet e dyja skuadrave, ku biletat do të dalin në shitje në periudhën nga data 13 qershor deri më 4 korrik në ueb-faqen e UEFA-s.

Jo zyrtarisht mësohet se çmimi i biletave pritet të variojë nga 15 deri në 40 euro, por mbetet të shihet se në realitet sa do të kushtojnë biletat në tregun e rregullt /Telegrafi/