Nënat, të cilat planifikojnë beben e dytë, patjetër duhet të jenë shumë të kujdesshme kur është fjala për terminin e shtatzënisë.
Sipas një hulumtimi të ri, nënat duhet të bëjnë pauzë së paku një vit nga dita e lindjes së bebes dhe shtatzënia e ardhshme në mënyrë të zvogëlojnë rreziqet shëndetësore si për beben ashtu edhe për veten, transmeton Telegrafi.
Më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar se si është e domosdoshme të bëni distancën prej së paku 18 muajve midis lindjes dhe shtatzënisë së re, ndërkaq studimi i ri atë konstatim e ka hedhur poshtë.
Distanca e vogël kohore midis lindjeve dhe shtatzënisë së re mund të çojë deri te rreziku i lindjes së parakohshme, lindjes së fëmijës me deformitet dhe rritjes së vdekshmërisë së të posalindurve dhe nënës.
Rezultati do të mund të ketë të bëjnë edhe me femrat në moshë.
Njëra ndër hulumtueset, mjekja Vendi Norman, ka deklaruar që ky është lajm inkurajues edhe për femrat mbi 35 vjeç të cilat planifikojnë të lindin fëmijë.
– Nënat e moshuara gjithashtu mund të shpresojnë që nuk do të kenë probleme gjatë shtatzënisë nëse bëjnë distancën adekuate midis dy lindjeve.
Arritja e dallimit optimal njëvjeçar do të duhej të zvogëlonte dukshëm rreziqet nga komplikimet, thotë Norman.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë publikuar në gazetën JAMA Internal Medicine. /Telegrafi/