Site icon Telegrafi

Sa klikime ka videoja e parë e ngarkuar në YouTube?

“Me at the zoo” besohet të jetë videoja e parë që është ngarkuar në platformën e YouTube, qëkur kjo platformë u lansua për përdoruesit anembanë globit.

Videoja 19-sekondëshe, paraqet njërin prej themeluesve i cili kishte vizituar një kopsht zoologjik dhe prej se u publikua 18 vjet më parë, ka grumbulluar të paktën 307 milionë klikime, transmeton Telegrafi.

Platforma YouTube, një platformë revolucionare në botën e rrjeteve sociale dhe videove u lansua për herë të parë më 14 shkurt të vitit 2005 nga Steve Chen, Chad Hurley dhe Jawed Karim, tre ish-punonjës të PayPal.

Kjo platformë e videove ‘online’ është tani në pronësi të gjigantit teknologjik Google.

Prej lansimit të parë, YouTube ka lansuar një sërë veçorish interesante. /Telegrafi/ 

Exit mobile version