Juventusi konfirmoi zyrtarisht se ka shitur Cristiano Ronaldon te Manchester United.
Djajtë e Kuq para pak ditësh njoftuan se portugezi është rikthyer në Old Trafford, me Zonjën e Vjetër që nuk bëri asnjë postim.
Por, të artën (31 gusht), Biankonerët konfirmuan se ata kanë shitur pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Manchester United ka paguar fillimisht 15 milionë euro, derisa tetë milionë euro do të paguhen në bonuse.
Ronaldo raportohet ka kaluar testet mjekësore te Manchester United, derisa nuk dihet nëse do ta ketë numrin 7 në fanellë, aktualisht i mbajtur nga Edinson Cavani. /Telegrafi/