Reperi Kastro ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.
“Sa to jeta” mban titullin projekti i tij i ri muzikor, një këngë e zhanrit hip-hop dhe RnB.
Producent i këngës është Liridon Rexhepi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet rap-artisti.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, regjinë e së cilës e ka bërë Ramadan Bejta.
Kastro përndryshe është mjaft aktiv me projekte të shumta muzikore, të cilat janë mirëpritur gjithmonë nga fansat e tij.
Këtë vit, ai do të vazhdoj të sjellë këngë të shumta, duke tentuar fuqishëm të bëhet një prej emrave më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/