Telegrafi

Sa është reale ulja e çmimeve nëpër shitoret e Maqedonisë?

Periudhën e fundit në Maqedoni, nëpër shitore, janë aktuale çmimet e ulëta për sezonën verore. Kryesisht në shitoret ku shesin këpucë dhe veshmbathje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër plaketa, tregtarët kanë shkruar oferta të shitjes së përgjithshme, me ulje të çmimeve të cilët lëvizin prej 20 deri 70%. Reklamat e tilla në një farë mënyre i provokojnë qytetarët, por në fakt del se nuk është ashtu. Një pjesë e qytetarëve arrijnë të zgjedhin nga butiqet për veshmbathje. Për disa të tjerë, ulja e çmimeve është reale, për të tjerë jo. Ka edhe nga ana të cilët thonë se pavarësisht uljeve të çmimeve në disa shitore, çmimet edhe më tej vazhdojnë të mbeten të larta.

Qytetarët, thonë se ulja e çmimeve në periudhën verore dhe dimërore në vendet fqinje është më reale dhe shpesh shkojnë për të blerë jashtë Maqedonisë. Vërejtje ka edhe te ulja e çmimeve te prodhimet ushqimore.

Sipas agjencisë për statistika të BE-së, Eurostat, edhe pse të dhënat janë të 2015, veshmbathje më të lira ka në Turqi, ndërsa më të shtrenjta në Islandë. /Telegrafi/