Dokumentet për procedurat e divorcit të komedianit dhe legjendës së filmit pa zë Charlie Chaplin, të cilat zbulojnë qëndrimin e tij “mizor dhe jonjerëzor” për 20 vjet ndaj gruas së tij Lita Grey, do të jenë në shitje shumë shpejt në Angli.
Prej tyre mësohet se Chaplin kishte fjetur me vajzën 16 vjeçare së cilës i kishte premtuar martesë dhe kur ajo kishte mbetur shtatzënë, ai u përpoq ta bindë që të abortonte, transmeton Telegrafi.
Një natë para dasmës, Chaplin u kishte thënë miqve se martesa është një zgjidhje më e mirë se burgu.
Lita ishte gruaja e tij e dytë, me të cilën u martua në 1924.
“Kjo martesë nuk do të zgjasë gjatë, aq shumë do të maltretojë sa që nuk do të dëshirosh të jetosh me mua”, citohet t’i ketë thënë Chaplin asaj.
Dokumentacioni gjithashtu zbulon se ai kishte akuzuar Litan se po tenton që t’ia shkatërrojë karrierën.
Lita dhe Chaplin u divorcuan në vitin 1927. Ajo pastaj mori 800,000 dollarë, në atë kohë sasia më e madhe e paguar e divorcit. /Telegrafi/