Site icon Telegrafi

Sa gramë proteinë përmban një vezë?

E kujt nuk i pëlqejnë vezët?

Përveç se kanë çmim të lirë, ato janë burim i mahnitshëm i proteinës, që është e nevojshme për humbjen e peshës apo ndërtimin e muskujve.

Plus, e mira e vezëve është se mund të përgatiten në forma të ndryshme – qoftë të fërguara, të ziera, etj., transmeton Telegrafi.

Por, a mundet vërtetë që një gjë aq e vogël të përmbajë shumë proteinë?

Ja sa gramë proteinë gjenden në një vezë

Sasia e proteinës që gjendet në vezë varet nga madhësia që ka, por ja çfarë mund të prisni nga një vezë, sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës:

– Veza tejet e madhe përmban 90 kalori dhe 7.8 gramë proteinë
– Veza ekstra e madhe përmban 80 kalori dhe 7 gramë proteinë
– Veza e madhe përmban 72 kalori dhe 6.3 gramë proteinë
– Veza mesatare përmban 63 kalori dhe 5.5 gramë proteinë

Lexo po ashtu Nëse hani shumë vezë, do të keni problem me këto tri gjëra!

Cila pjesë e vezës përmban më së shumti proteinë?

Ka shumë debate rreth asaj se a është më mirë ta hani vezën të tërën, apo ta hani vetëm të bardhët oes të verdhët.

Ndonëse të verdhët e vezës mund të përmbajë nutrientë të rëndësishëm si hekuri dhe vitaminat A, D, E dhe K, pjesa e bardhë e vezës përmban më së shumti proteinë. /Telegrafi/

Exit mobile version