Edhe pse e dimë se shumë gjëra kurrë nuk do t’i përdorin, megjithatë, ne i ruajmë ato në çdo vende të shtëpisë.
Reporterët e Balkan Booster të Deutsche Welles-s, në Tiranë dhe Shkup takuan dy të rinj që flasin mbi këtë temë.
Ergi Ismaili nga Tirana në video thotë se janë shumë gjëra që nuk ka dashur t’i ketë, por se nuk ka ku t’i lë. Ai shpejgon se kornizat që kanë vendosur prindërit të tij janë të vendosura në mënyrë të shtrembër, ndërsa edhe pse jetojnë tre persona, në kuzhinë ka shumë pjata dhe gota.
Ergi është zhvendosur në shtëpi të re duke spjeguar për vëshitrësinë që ka pasur me prindërit e tij.
“Kur filluam t’i paketonim, i pyeta për këpucët, nëse i donin apo jo. Thanë do t’i heqim disa, se kemi shumë. Kur fillova t’u pyesja çfarë të heqim dhe çfarë jo përgjigja ishte: ‘Do ta mbaj’, ‘Më pëlqen'”, spjegon Ergi.
Ndërkaq për Iva Apostolska më mirë është që të kesh cilësi, se sa sasi, por njeriu duhet të vlerësohet për atë që bën dhe jo për atë që zotëron./Telegrafi/