Telegrafi

Sa me fat Barcelona e Xavit – nëse është ende në garë për kualifikim duhet ta falënderojë Seferovicin për huqjen e vitit

Barcelona është ende në garë për një vend në mesin e 16-të më të mirëve në Ligën e Kampionëve, edhe pse barazoi në shtëpi ndaj Benficas (0-0).

Katalanasit mund të kishte rezervuar vendin e tyre në fazën eliminatore të kompeticionit të martën mbrëma, por ata nuk arritën të mposhtin Benficën në Camp Nou.

Ndeshja e parë evropiane e Xavi si trajner shkoi në barazim pa gola (0-0).

Mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo, iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në 10 minutat e fundit, ku VAR duke konfirmuar se vendimi i gjyqtarit anësor ishte i saktë.

Më pas në pushim, Benfica pati një mundësi të artë për të siguruar të tre pikët dhe për të hedhur një hap gjigant drejt kualifikimit.

Darwin Nunez shfrytëzoi në maksimum mungesën e numrave të Barcelonës në mbrojtje duke e gjetur zëvendësuesin Haris Seferovic të vetëm para portës.

Sulmuesi bëri pjesën e vështirë, duke e kaluar me stilin portierin Marc-Andre ter Stegen, por në portën e zbazët, çuditërisht ai gjuajti jashtë.

Reagimi i trajnerit Jorge Jesus tregon se çfarë rasti ishte ky. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore