Site icon Telegrafi

Sa është vlera neto e fitimeve të Dua Lipës?

Dua Lipa (Foto: Robin Marchant/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa është një nga yjet më të përfolur të momentit. Pamja dhe tingulli i saj unik kanë arritur ta ngjitin atë në krye të tabelave ndërkombëtare gjatë këtyre viteve dhe shquhet si njëra ndër këngëtaret më aktive në industrinë e muzikës.

Ajo ka punuar në shumë fusha të ndryshme ndër vite, duke e nisur karrierën si modele, më pas si këngëtare deri sa mori hovin e madh të famës me publikimin e mega-hitit “New Rules” në vitin 2017, shkruan ShowBizChatSheat.

Si u përfshi Dua Lipa në muzikë?

Dua Lipa (Foto: Daniele Venturelli/Getty Images/Guliver)

Ajo lindi në Londër, Angli, në vitin 1995. Prindërit e saj ishin me origjinë nga Kosova, por u zhvendosën tre vjet para lindjes së vajzës së tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Babai i saj është një këngëtar i njohur ndërsa nëna e saj ka punuar në industrinë e turizmit.

Dua Lipa ishte e rrethuar nga muzika që në moshë të re, duke u ekspozuar ndaj punës së babait të saj, si dhe duke trashëguar një aftësi natyrore në harmonizimin e këngës.

Kur ishte adoleshente, Lipa filloi të këndonte këngë ‘cover’ nga artistë të njohur si Nelly Furtado. Me ëndrrën për tu bërë një këngëtare në mendjen e saj, Lipa vendosi të bëhej modele në mënyrë që të debutonte në industri dhe të fillonte të fitonte njohje në tregun e huaj.

Dua Lipa (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Gjatë disa viteve në vazhdim, Lipa modeloi për kompani të tilla si ASOS dhe plotësoi të ardhurat e saj duke punuar si nikoqire në një restorant. Lipa nënshkroi kontratë me Warner Music Group në vitin 2015 dhe publikoi këngën e saj debutuese në gusht të atij viti.

Këngët e saj “Be the one” dhe “Hotter than hell” u bënë hite në të gjithë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe në vitin 2017, Lipa arriti sukses edhe në Amerikë, kur kënga e saj “New Rules” u ngjit në majë të top-listave.

Që nga “New Rules”, Lipa nuk është ngadalësuar dhe fama e saj ka vazhduar të rritet. Ajo ka punuar me artistë të famshëm si: Mark Ronson, Diplo, dhe Andrea Bocelli, madje ka lidhur partneritet me markat e njohura ndërkombëtare si “Yves Saint Laurent”.

Por cila është vlera neto e fitimeve të Dua Lipës?

Dua Lipa (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa tashmë arrin të fitojë edhe falë reklamave të njohura, dhe jo detyrimisht të gjitha fitimet e saj vijnë nga muzika.

Ylli i muzikës pop ka tashmë një vlerë neto mbresëlënëse, me disa burime që raportojnë se janë rreth tre milionë dollarë dhe të tjerë deklarojnë se është afër gjashtë milionë dollarë. Pavarësisht nga shifra e saktë, është një pasuri përrallore për dikë që është në të njëzetat e hershme.

Është e qartë se ndërsa ylli me prejardhje shqiptare vazhdon të rritet në aspektin profesional, atëherë edhe vlera e saj neto do të vazhdojë të rritet. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version