Telegrafi

Sa është shuma e parave që do të fitojë skuadra që triumfon në Ligën e Evropës?

Arsenal dhe Chelsea do të përballen në finalen e Ligës së Evropës sot (29 maj) me fillim nga ora 21:00 (sipas kohës tonë lokale) në Baku të Azerbajxhanit.

Ishte një rrugëtim i gjatë për të dy skuadrat, duke fluturuar në vende të ndryshme në kontinentit të vjetër, duke vizituar vend si Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Hungaria.

Por, e gjithë ky udhëtim ia ka vlejtur për Chelsean dhe Arsenalin, pasi që të dyja kanë arritur në finalen e Ligës së Evropës, ndërsa sot në mbrëmje vendoset se kush do ta fitojë trofeun.

Arsenal duke u stërvitur para finales me Chelsean (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Njëra nga skuadrat londineze jo vetëm që do ta fitojë trofeun, por do të fitojë edhe një shumë të majme parash.

Chelsea dhe Arsenali kishin fituar nga 900 mijë euro në fazën e grupeve, por që aty kishin filluar të rriteshin gradualisht në këtë sezon.

Gunners i ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet në Grupin E, ndërsa Chelsea e kishte po të njëjtën rezultat në Grupin L, duke fituar 2.8 milionë euro.

Eden Hazard në stërvitje me Chelsean para finales me Arsenalin (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Dy skuadrat nga Londra kanë fituar 1.1 milion milionë euro kur janë kualifikuar në fazën e 1/8 ë finales dhe 1.5 milion euro kur kanë arritur në çerekfinale.

Për të kaluar në gjysmëfinale, Arsenal dhe Chelsea kanë fituar 2.4 milionë euro dhe që të dyja i siguruan 4.5 milionë euro për kalimin në finale të Ligës së Evropës.

Cilado nga skuadrat që e fiton garën e dytë më të rëndësishme në Evropë, do t’i fitojë 8.5 milionë euro, ndërsa vendi i dytë i merr 4.3 milionë euro. /Telegrafi/