Site icon Telegrafi

Sa është e saktë lista zgjedhore në Maqedoni?

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e ka përmbyllur Listën zgjedhore dhe është përcaktuar numri i votuesve, që nënkupton se në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1.784.416 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër, 1.531.368 qytetarë janë të regjistruar në listën në Maqedoni, kurse 230.122 qytetarë janë të regjistruar në përafqësitë diplomatike-konzullare. Por, nga ky numër, vetëm 20.573 qytetarë janë paraqitur për votim.

Në burget e vendit, 2015 persona kanë të drejtë vote.

Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2014 në Listën zgjedhore kishte 1.780.128 qytetarë, ndërkaq në zgjedhoe dolën 1.120.744 qytetarë, pra 62.96%.

Sa është e saktë lista zgjedhore?

Pas përbërjes së re të KSHZ-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, në fillim u publikua një listë prej 310.000 votuesish fiktiv. Nga ky numër, vetëm 87.000 duhej që të verifikohen në terren.

Më pas, numri prej 310.000 u ul në 210.000 votues, 171.500 prej të cilëve u vunë në një listë të posaçme, kurse 39502 duhej të vërtetohen se kanë të drejtë vote.

Në zgjedhjet e lokale të vitit 2013, u regjistruan shumë votues fiktiv, sidomos nga Pusteci i Shqipërisë. Mediat zbuluan dëshmi të pajisjes së njerëzve me dokumentacione të Maqedonisë, vetëm për të votuar. Për parregullësitë zgjedhore, dëshmi dolën edhe nga Afera e Përgjimeve. PSP-ja ka ngritur hetime për këtë çështje, por zgjedhjet janë afruar, e askush nuk është dënuar ende./Telegrafi/

Exit mobile version