Bebe Rexha edhe një herë ka treguar madhështinë e saj dhe respektin për vendin nga vjen.
Ajo kurrë nuk i harron shqiptarët – në asnjë paraqitje publike.
Tash në një paraqitje live të saj në rrjetin social InstaStory, ajo u shfaq mjaft atraktive, ku ka komunikuar me adhuruesit e saj, shkruan Telegrafi.
Në një moment ajo në shqip përshëndeti shqiptarët, duke i pyetur të gjithë adhuruesit shqiptarë se si janë.
Më pas, ajo performoi hitin e madh botëror të Era Istrefit, “Bon Bon”, duke treguar admirimin për arritjet e këngëtares nga Prishtina.
Nuk është hera e parë që Bebe tregon dashurinë për shqiptarët. Ajo mbajti një koncert në Shqipëri, ku pranoi se është një dibrane dhe është krenare që është shqiptare. /Telegrafi/
Videon mund ta shikoni KËTU.