Telegrafi

Sa e ka rrogën presidenti i ri i FIFA-s?

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë të hënën, në ditën e tij të parë të plotë të punës, se ai ende nuk e di se sa do të paguhet si kryetar i federatës botërore.

Zvicerani Infantino ka thënë se pret që proceset e kandidimit për organizimin e Botërorit 2026, që janë shtyrë vitin e kaluar pas skandalit të korrupsionit që përfshiu FIFA-n, të nisin brenda disa muajve. Ndërkohë tha se Botërorët 2018 dhe 2022, që do të organizohen në Rusi përkatësisht Katar, duhet të jenë më të mirët në histori.

Infantino është zgjedhur në krye të FIFA-s të premten, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.

“Unë nuk ia kam idenë. Unë e di se nuk mund të besoni, por nuk isha kandidat për president të FIFA-s për shkak të parave dhe nuk jam në këtë punë shkaku i parave. Unë nuk kam folur me askënd për pagën time apo se çfarë do të jetë paga ime. Do të shohim”, ka thënë Infantino.