Telegrafi

“Sa e du dashninë”, kënga më e re nga Shpat Kasapi

Foto: Shpat Kasapi/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga është ritmike e zhanrit pop folk, teksa për muzikën është kujdesur auto Gramoz Kozeli.

I njëjti ka shkruar edhe tekstin, ndërsa kënga është vizualizuar edhe me klip.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Gold Production, në Kosovë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shpati përndryshe është shumë aktiv në muzikë me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku.

Ai nuk mungon edhe nëpër koncerte, duke qenë kështu gjithnjë pranë fansave të tij.

I njëjti ka promovuar këngën e tij gjithandej edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/