Telegrafi

“Sa her e don”, pyesin Stresi, Anxhelo Koçi dhe Flor Bana në këngën e re (Video)

Reperi i njohur Stresi ka vendosur që këtë vit të sprovojë veten në festivalin “Kënga Magjike 2017”.

Në fazën e parë të konkurrimit në “E diela shqiptare”, ai ka prezantuar këngën e tij të re, në bashkëpunim me Anxhelo Koçin dhe Flor Banan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga EstradaShqiptare

“Sa her e don”, titullohet kënga e tyre e re, njxë titull mjaft provokues për një këngë të zhanrit hip-hop.

Momente nga performanca

Kënga është punuar në studion e reperit, gjersa është pritur mjaft mirë nga publiku, pasi në vetëm 24 orë, ka arritur të marrë gati 100 mijë klikime në kanalin YouTubet.

Mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimësia e kësaj kënge në fazat gjysmëfinale të tij. /Telegrafi/