Francesco Fachinetti është një DJ i njohur në Itali, i cili është grushtuar nga Conor McGregor kur ky i fundit ishte në Romë.
Artisti i njohur italian ka publikuar në Instagram pamje nga buza e tij e çarë pas grushtit të marrë nga luftëtari irlandez i MMA-së.
“Ne ishim bashkë, biseduam u argëtuam , kaluam shumë mirë, kur papritur pasi dolëm jashtë më goditi pa arsye”, theksoi Fachinetti.
Akuzat e Fachinettit janë të publikuar në storyt e tij të Instagramit ku shpjegon detajet rreth ngjarjes, ku dukej shumë i tmerruar.
“Ishim duke qëndruar tek hoteli ‘St.Regis’ , çdo gjë po shkonte mirë kur papritur më goditi, nuk e kuptova pse. U trullosa e nuk po kuptoja se çfarë ndodhi, isha i shokuar. Ai është një person i çmendur dhe i rrezikshëm, ka dëshmitarë që mund të konfirmojnë këtë dhunë ndaj meje”.
“Të shohim nëse hoteli do të ketë guximin të tregojë se çfarë veprimi bëri McGregor ndaj meje, videot nga kamerat e sigurisë i kanë, jam i sigurt , por të shohim a do të ketë guximin ti publikojë”, përfundoi DJ i njohur. /Telegrafi/