Site icon Telegrafi

Sa duhet të zgjasë një mashkull në shtrat?

Sa mendoni se i merr një mashkullit kohë seksi para se të përjetojë orgazëm? Për këtë temë ka shumë mite.

Pfzier, kompania që e prodhon ilaçin viagra, ka financuar studimin i cili e gjen përgjigjen e saktë të kësaj pyetje. Mbani mend se kohëzgjatja e një marrëdhënie nuk ka korrelacion të drejtpërdrejt në kënaqësinë e lidhjes seksuale, transmeton Telegrafi.

Për këtë studim shkencëtarët kanë testuar pothuajse 500 çifte heteroseksuale përgjatë një periudhe 4 javore.

Nga ta, 22 për qind kishin pasur një mesatare prej 0-3 minuta para se meshkujt të përjetonin orgazëm.

54 për qind i tyre kishin zgjatur 4-11 minuta në shtrat dhe 24 për qind kanë zgjatur mbi 12 minuta.

Mesatarja e kohëzgjatjes së meshkujve në shtrat është 6 minuta, përderisa çdo mashkull i cili zgjatë më shumë se 21 minuta konsiderohet “person i veçuar”.

Vlen të ceket se shumica meshkujve kishin menduar se zgjasin 30 për qind më shumë sesa që në të vërtetë zgjasin në seks.   /Telegrafi/

Exit mobile version