Telegrafi

S4MM zbulon datën e lansimit të këngës “ShowTime” me Fajt

S4MM dhe Fajt Foto: Instagram

S4MM vazhdon të jetë artisti që sjell projekte unike në tregun muzikor.

Që në paraqitjen e tij të parë, reperi ka rezultuar të jetë i dëgjuar dhe i dashur për audiencën e gjerë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka zbuluar detaje të tjera nga bashkëpunimi i radhës.

Foto: Instastory

Bëhet fjalë për këngën “Showtime”, e cila do të jetë si rrjedhojë e një dueti me Fajt.

Vet S4MM përmes disa postimeve ka paralajmëruar se 30 dhjetor të këtij viti, kënga do të lansohet në platformat digjitale.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që dyshja kanë zgjedhur të bashkojnë fuqitë, që të sjellin projektin muzikor. /Telegrafi/